Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido ka ndarë pamje nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë që shkaktoi përmbytje në fushë.

“Ekipet janë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar pasojat”, tha Bido, i cili ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën.

Bido u shpreh se “falë reagimit të tyre të shpejtë, u shmangën dëmet në njerëz”.

Në Çukë po vijon puna deri në stabilizimin e plotë të zonës dhe rikthimin e normalitetit.

Si pasojë e reshjeve të furishme të mbrëmjes së kaluar u dëmtua argjinatura në Çukë, që mbronte tokat nga prurjet e bashkimit të Bistricës me lumin e Kalasës, duke shkaktuar dëme.