Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEShuhen 17 vatra zjarri, 358 efektivë në terren

Shuhen 17 vatra zjarri, 358 efektivë në terren

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes,Robert Hysenllari informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Ai shprehet se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri. “Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq, lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë, fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë, fshati Ruzhdie, bashkia Patos, fshati Daullas, bashkia Fier, fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhem, fshati Rrapë, bashkia Pukë, fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë, fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë, fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë, fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës dhe në fshati Metallë, bashkia Shijak”, informoi ai. Hysenllari theksoi se, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës,

Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq. “Aktualisht janë aktive vatrat në: fshati Postribë, bashkia Shkodër, ku ne orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA. Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar mesditën e ditës se djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë-Shtamë”, gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektivë të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes. Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM për fikjen e tij. Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim të vatrës se shuar ditë më parë dhe në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetura me 20 efektivë të FA-së”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments