Situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se “Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka vënë në dispozicion dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar në mënyrë të pandërprerë për të forcuar argjinaturën dhe për të shmangur rrezikun e daljes së lumit nga shtrati”.
Salla ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryhen për stabilizimin e situatës, duke vlerësuar angazhimin e ekipeve në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se strukturat e MBZHR janë plotësisht të angazhuara, ndërsa po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe emergjencat, me synimin që situata të vihet sa më shpejt nën kontroll.
“Ekipet në terren po punojnë me intensitet për të siguruar mbrojtjen e tokave dhe të komuniteteve që preken nga reshjet. Jemi në monitorim të vazhdueshëm dhe gati për çdo ndërhyrje tjetër të nevojshme”, u shpreh ministri Salla.





