Gjiganti amerikan i teknologjisë Google prezantoi sot versionin më të fundit të Gemini,  me qëllim për të marrë kryesimin në garën e inteligjencës artificiale, potenciali i së cilës po magjeps industrinë.

Për krijuesit e Gemini 3, softueri është modeli më i mirë në botë për sa i përket interpretimit dhe përpunimit të të dhënave nga tekstet, imazhet, audiot dhe videot, por edhe falë integrimit të një agjenti të ri digjital, i aftë për të krijuar aplikacione sipas kërkesës.

“Ky është modeli ynë më inteligjent deri më tani. Na pëlqen të mendojmë se do t’i ndihmojë të gjithë të sjellin idetë e tyre në jetë”, tha për shtypin drejtori i IA-së i Google,  Koray Kavukcuoglu.

“Gemini ka vendosur një ritëm të ri në aspektin e përditësimit të modeleve dhe vënies së tyre në dispozicion të njerëzve më shpejt se kurrë më parë”, theksoi ai.

Google gjithashtu zbuloi një platformë të re zhvillimi softuerësh, Antigravity, e cila do të ofrojë një agjent të IA-së të aftë për të gjeneruar në mënyrë autonome projekte shkrimi aplikacionesh.

Kompania gjithashtu pohon se ka forcuar ndjeshëm sigurinë e Gemini 3, duke e bërë atë më rezistent ndaj sulmeve kibernetike dhe përdorimeve të tjera të dyshimta