Gjatë ditës së parë të aktivitetit, stenda shqiptare mirëpriti H.E. Eng. Marwan Ahmed Bin Ghalita, drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë së Dubait, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Emiratit dhe i Këshillit Suprem të Energjisë.
Vizita e tij vlerësohet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) si një sinjal i qartë i interesit të lartë të institucioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe për produktet shqiptare dhe për përpjekjet e Shqipërisë në promovimin e tyre.
Sipas AIDA-s, pjesëmarrja në këtë ekspo është rezultat i punës së koordinuar midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe vetë Agjencisë, me synim rritjen e mundësive të eksportit dhe hapjen e tregjeve të reja për bizneset shqiptare.
Produktet shqiptare organike përfshirë vajin e ullirit, çajrat, lëngjet, ujin natyral dhe bimët medicinale që po tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe blerësve ndërkombëtarë, duke treguar potencialin e fortë të markës “Made in Albania” në tregjet globale.
Panairi “Organic & Natural Expo Dubai” vijon edhe në ditët në vijim, ndërsa delegacioni shqiptar synon të zhvillojë takime me blerës dhe distributorë të interesuar për produktet bio dhe natyrore të vendit





