Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) krahasuar me muajin shtator, eksportet e mallrave u rritën me 14,5%.
Sektorët që kanë kontribuar në këtë rezultat janë materialet ndërtimi dhe metalet, si dhe makineritë dhe pajisjet, të cilat kanë shënuar rritje të konsiderueshme.
Megjithatë, grupet si minerale, lëndë djegëse dhe energjia elektrike, si dhe tekstilet dhe këpucët, kanë shkaktuar një ndikim negativ në tregtinë e jashtme.
Në të njëjtën kohë, importet e mallrave arritën 80 miliardë lekë në tetor, duke u rritur me 3,6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar dhe me 6,3% krahasuar me muajin shtator.
Defiçiti tregtar për muajin tetor arriti vlerën 49 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,4% krahasuar me tetorin e vitit 2024.
Në tetor 2025, disa nga vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje të eksporteve janë Greqia, e cila ka regjistruar një rritje prej 10%, SHBA, ku eksportet janë rritur pesë herë, dhe Spanja, që ka shënuar një rritje prej 28,9%.
Në muajin tetor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë Italia me 6,1%, Kina me 31,2% dhe Greqia me 4,2%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë Turqia me 20,3%, Gjermania me 2,4% dhe SHBA me 33,4%.





