Divat e spektaklit italian, binjaket Alice dhe Ellen Kessler vdiqën së bashku në shtëpinë e tyre në Gjermani, ndërkohë që dyshohet se ato iu drejtuan vetëvrasjes së asistuar, sipas gazetës ”Bild”.
Motrat Kessler ishin 89 vjeçe. Ato u gjetën në shtëpinë ku jetonin, në Gruenwald, pranë Mynihut, pranë njëra-tjetrës, në dy apartamente ngjitur, të ndara vetëm nga një mur rrëshqitës.
Ato u lindën në vitin 1936 në Nerchau të Saksonisë, pranë Lajpcigut. Atje, ato filluan të merrnin pjesë në Baletin e Operas si fëmijë. Në vitin 1952, në moshën 16-vjeçare, ato u larguan nga Republika Demokratike Gjermane dhe u vendosën në Dyseldorf të Gjermanisë Perëndimore, ku filloi edhe karriera e tyre, e cila do t’i çonte ato të performonin në mbarë botën me artistë të tillë si Frank Sinatra dhe Fred Astaire.





