Pas dekadash kërkimesh, Arkivi i Bahut në Lajpcig ka identifikuar dy pjesë për organo, të cilat më parë nuk i atribuoheshin si kompozime të hershme kompozitorit të njohur gjerman, Johann Sebastian Bah.
Autori i pjesëve kishte mbetur i panjohur për më shumë se 320 vjet.
Por, muzikologu dhe drejtori i arkivit Peter Wollny, i cili zbuloi veprat më shumë se 30 vjet më parë, tani ia ka atribuuar Bahut dy pjesët për organo në Re minor dhe Sol minor.
Ai gjeti për herë të parë kopje të shkruara me dorë të kompozimeve në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikës në fillim të viteve 1990 dhe menjëherë njohu, bazuar në karakteristikat e shkrimit të dorës, se ato kishin origjinën në Gjermaninë qendrore, me shumë mundësi rajonin e Turingias.
Gjurmët e kërkimit përfundimisht e çuan Wollnyn te një nxënës pak i njohur i Bahut, i cili kopjoi kompozimet rreth vitit 1705.
Wollny identifikoi shkrimin e nxënësit duke konfirmuar lidhjen me Bahun.





