Monedha prej argjendi është dizenjuar nga Brikena Berdo, dhe procesi nga ideimi deri te stampimi ka zgjatur tre vite pune intensive.
Ajo pasqyron historinë 100-vjeçare të Bankës së Shqipërisë duke përfshirë në njërën anë tre institucionet kryesore që përfaqësojnë periudhat e ndryshme të BSH. Ndërsa në anën tjetër gjendet portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së Mesme, si në kartëmonedhën e parë të vitit 1926 dhe portreti i atdhetarit dhe poetit Asdreni, i konfiguruar nga kartëmonedha 10 000 lekëshe, emetimi më i fundit i BSH.
Në pjesën anësore të monedhës është gdhendur saktësisht shifra 100 vjet BSH, duke e bërë atë një thesar të vërtetë për koleksionistët dhe dashamirësit e dizajnit.
Çaushi nënvizoi se emetimi i kësaj monedhe përkujtimore është pjesë e një programi të gjerë të Bankës së Shqipërisë për të festuar një shekull veprimtarie dhe për të ndërthurur dimensionin artistik me vlerat historike të institucionit.
Monedha përkujtuese e 100-vjetorit tashmë është e disponueshme për publikun dhe përfaqëson një vepër arti dhe histori monetare unike.





