“Kinemaja juaj le të mbetet gjithmonë një vend takimi, një shtëpi për ata që kërkojnë kuptim, një gjuhë paqeje. Le të mos e humbasë kurrë aftësinë e saj për të habitur duke vazhduar të na tregojë edhe një fragment të vetëm të misterit të Zotit”, theksoi papa në audiencë.
“Epoka jonë ka nevojë për dëshmitarë të shpresës, të bukurisë, të së vërtetës: ju, me veprën tuaj artistike, mund të jeni ata. Rikthimi i autenticitetit të imazhit për të mbrojtur dhe promovuar dinjitetin njerëzor qëndron në fuqinë e kinemasë së mirë dhe të atyre që e krijojnë dhe e udhëheqin atë”, shtoi Leone XIV.
”Mos kini frikë të përballeni me plagët e botës. Dhuna, varfëria, mërgimi, vetmia, varësitë, luftërat e harruara janë plagë që kërkojnë të shihen dhe të tregohen. Kinemaja e madhe nuk e shfrytëzon dhimbjen: ajo e shoqëron atë, e heton atë. Kjo është ajo që kanë bërë të gjithë regjisorët e mëdhenj. T’u japësh zë ndjenjave komplekse, kontradiktore dhe ndonjëherë të errëta që banojnë në zemrën e qenies njerëzore është një akt dashurie”, përfundoi papa.
Në fund të audiencës në Vatikan, regjisori Spike Lee i dha papës një fanellë të NBA-së, ku shkruhej ”Papa Leone 14





