Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri janë të regjistruar 111 mijë persona me diabet, ndërsa çdo vit diagnostikohen 6 mijë raste të reja.Presidenti i Shoqatës së Diabetit, Florian Toti këshilloi kryerjen e vaksinës kundër gripit dhe COVID-it për personat me diabet.
“Duke qenë se jemi në periudhën e dimrit është shumë e rëndësishme edhe pjesa e vaksinimit, jo vetëm për gripin, por edhe për COVID-in për të sëmurët kronikë, por personat me diabet janë më të predispozuar për të pasur më shumë komplikacione pas situatës së gripit.”





