Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër; Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë Shqipërinë duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës natës të pësojnë zhvillim duke gjenëruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e FORTE me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi kryesisht; Jugor;  për pasojë në brigjet detare  do të krijohet dallgëzim mbi 7 ballë.