Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën e mesme të bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës (bashkia Cërrik), e cila është në proces rikonstruksioni të plotë, ndërsa do t’i shtohet një palestër e re dhe terrene sportive.Më tej, ministrja Kumbaro vizitoi edhe mjediset e brendshme të shkollës, ku po punohet për vendosjen e sistemit të ngrohjes qendrore:
“Pas rindërtimit të shkollës në bashkëpunim me bashkinë, Ministria e Arsimit do të bëjë mobilimin dhe pajisjen me mjete laboratorike. Tashmë terrenit të shkollës i shtohet palestra dhe fusha e re sportive, prandaj duhet të ndërtohen edhe ekipet sportive në shkollë”, përfundoi ministrja Kumbaro.





