Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon puna për ndërtimin e Polit të Dijes, një nga investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit dhe inovacionit në qytetin e Korçës.
Ky projekt i ri arsimor synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për studentët dhe të rinjtë, me auditorë, laboratorë, bibliotekë dhe ambiente moderne mësimore, që do të mundësojnë ndërthurjen e teorisë me praktikën dhe zhvillimin e kreativitetit.
Kjo njësi e re do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative.
Me këtë kompleks, Universiteti “Fan S. Noli” siguron një infrastrukturë moderne për të akomoduar jo vetëm studentët korçarë, por edhe të tjerë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.





