Agjencia ruse hapësinore “Roskosmos” po planifikon të rikthejë në funksion një teleskop satelitor gjerman, pavarësisht se nuk ka asnjë bashkëpunim apo leje nga Berlini. “Unë dhashë udhëzime për të filluar punën për rikthimin në funksion të teleskopit gjerman në sistemin “Spektr-RG”, në mënyrë që ai të funksionojë së bashku me teleskopin rus,” tha shefi i “Roskosmos”, Dmitry Rogozin në një intervistë televizive. Teleskopi ishte vënë në gjendje gjumi nga Instituti gjerman “Max Planck” për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Sateliti, i quajtur “Erosita”, së bashku me një teleskop rus, mund të skanojë galaktikat e largëta. Një nga qëllimet e misionit të përbashkët është zbulimi i vrimave të zeza. “Ata që morën vendimin për të mbyllur teleskopin nuk kanë të drejtë morale të ndalojnë këtë kërkim për njerëzimin vetëm sepse pikëpamjet e tyre pro-fashiste janë të ngjashme me ato të armiqve tanë”, tha Rogozin. Drejtori shkencor i projektit “Spektrum-Rongen-Gamma”, Rashid Sunyaev bëri thirrje kundër hapave të njëanshëm.https://ata.gov.al/2022/06/04/rusia-planifikon-te-riktheje-ne-funksion-teleskopin-gjerman-te-hapesires-pa-leje/
Rusia planifikon të rikthejë në funksion teleskopin gjerman të hapësirës pa leje
RELATED ARTICLES