Paketa e projektit të liceut po përgatitet përmes një bashkëpunimi mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i cili prej më shumë se një viti është atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë, për të ndjekur nga afër këtë projekt.Projekti për hapjen e Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës.