Bazuar në njohuritë shkencore aktuale, nuk ka prova që konfirmojnë një lidhje mes marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit të çrregullimeve të spektrit të autizmit te fëmijët, bën të ditur një studim i botuar sot në revistën mjekësore britanike BMJ, duke hedhur poshtë deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Të dhënat e disponueshme aktualisht janë të pamjaftueshme për të konfirmuar një lidhje mes ekspozimit in utero ndaj paracetamolit dhe autizmit ose ADHD-se në fëmijëri”, përfundon studimi.

Në shtator, presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi grave shtatzëna të mos përdornin paracetamol.

Komuniteti shkencor i ka denoncuar gjerësisht këto akuza, duke përsëritur se konsensusi mjekësor nuk e mbështet një lidhje të tillë dhe se paracetamoli, nën emrin “Tylenol” në Shtetet e Bashkuara, është përkundrazi qetësuesi i duhur për gratë shtatzëna, ndryshe nga aspirina ose ibuprofeni, të cilat paraqesin rreziqe të provuara për fetusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte theksuar tashmë, menjëherë pas deklaratave të Trump, mungesën e provave për një lidhje të tillë.