Gjimnazi i shtohet zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës.
30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, me 340 laboratorë smart hapën dyert për nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor.
Në total në buxhetin e vitit 2025 është planifikuar ndërtimi ose rikonstruksioni i rreth 80 objekteve arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa dhe laboratorë, investime prej të cilave përfitojnë 25 mijë nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.





