Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Fotjon Prençe tha për ATSH-në se “nga janari deri në tetor ky park u vizitua nga 428.000 turistë, nga të cilët 305.620 vendas dhe 117.780 të huaj. Vetëm në muajin tetor ky park u vizitua nga 22.800 vizitorë, ndërsa muaji me fluksin më të lartë të vizitorëve është korriku me 52.100 vizitorë”.
Shtigjet natyrore, fauna e pasur dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ftojnë turistët çdo ditë të vitit ta vizitojnë.
Turizmi i natyrës, ecjet e gjata, fauna dhe plazhi, janë disa nga atraksionet që parku ofron për vizitorët.
Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur, vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.
Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë.
Përveç plazhit vizitorët vendas dhe turistët e huaj kryejnë edhe një sërë aktivitetesh të tjera si: vëzhgim zogjsh (birdwhatching), ecje në shtigjet e parkut, xhiro me kajak, xhiro me biçikleta, vëzhgim të bimëve endemike të parkut, lindjen dhe perëndimin e diellit etj.”.





