Parku i Ri i bashkisë Kamzë është kthyer në model të forcës së transformimit të gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës.
Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.
Liqeni i Paskuqanit, nga një vend ferrash e plehrash është kthyer në mushkëri të gjelbër për zonën por edhe për kryeqytetin.
Parku mirëpret jo vetëm banorët e bashkisë së Kamzës, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.





