Sipas vendimit, tarifa e terminimit të thirrjeve në rrjetet fikse do të ulet nga 0,7 lekë për minutë në 0,3 lekë nga 1 marsi 2026, në 0,15 lekë nga 1 shtatori 2026 dhe do të arrijë nivelin përfundimtar prej 0,07 lekë për minutë më 1 mars 2027.
AKEP thekson se tarifat aktuale janë më të larta se mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe se ulja synon të nxisë konkurrencën dhe të krijojë kushte për tarifa më të ulëta për përdoruesit fundorë.
Në vendim janë përfshirë të gjithë operatorët aktivë të telefonisë fikse, të cilët janë shpallur me fuqi të ndjeshme në tregun e terminimit të thirrjeve.
Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri ishin 165.380 pajtimtarë të telefonisë fikse, me një rënie vjetore prej 4,5%.





