Në këtë proces përfshihen gjithsej 55 000 njësi arkivore të koleksioneve grafike dhe fotografike si dhe 6600 tituj filmash me 44 000 akte në AQSHF.
Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së kujtesës sonë vizuale dhe mënyrat bashkëkohore me të cilat imazhet grafike dhe fotografike marrin jetë të re në format digjital, duke u bërë më të aksesueshme për studiuesit dhe publikun.
Ky aktivitet është një hap më tej në mbrojtjen e trashëgimisë filmike shqiptare dhe në përpjekjen për ta përcjellë atë te brezat e ardhshëm.





