Drejtori i OST, Elisian Bici u shpreh se nënstacioni “Tirana 2” është pika kyçe e OST, ku operohet me tre nivele tensioni, 400, 220 dhe 110 kWh, nga e cila furnizohet veriu, Durrësi dhe një pjesë kryesore e Tiranës.
“Kemi bërë një investim kohët e fundit në nënstacionin “Tirana 2”, nëpërmjet Bankës Gjermane të Investimeve KfW, në bashkëpunim me OST, një mbështetje financiare prej 40 milionë eurosh nga KfW. Ndërkohë, të gjitha kostot lokale, shpronësimet dhe gjithçka tjetër mbulohen nga operatori i transmetimit për të ndërhyrë në këtë nënstacion kaq të rëndësishëm”, tha ai.
Drejtori i OST, Elisian Bici shtoi se “aktualisht po operohet në dy lloj tensionesh 220 kWh, ndërsa në planin afatmesëm është edhe mbulimi i linjës 400 kWh që na ka ngelur vetëm në pjesën Rrashbull-Fier”.
Sipas tij, projekti është përfshirë në 2 lote, në lotin e parë kemi zgjerimin e nënstacioneve me ndërtimin e nënstacionit Tirana 3, ku punimet kanë përfunduar te Rashbull dhe “Tirana 2”, transformatorët janë vënë në punë”.





