Një studim i zhvilluar në SHBA zbulon se të ecësh 3 000 ose më shumë hapa në ditë mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Në studimin e kryer nga shkencëtarët në spitalin “Mass General Brigham” në SHBA, 296 persona të moshës 50 deri në 90 vjeç u ndoqën për 14 vjet.
Në kuadër të kësaj u mat çdo vit performanca njohëse e pjesëmarrësve, numri i hapave të tyre u regjistrua me pedometra dhe nivelet e proteinave amiloid dhe tau në trurin e tyre u ekzaminuan me skanime PET.
Sipas kësaj, personat me nivele të larta të amiloidit në trurin e tyre në fillim kishin rrezik të lartë për sëmundjen e Alzheimerit, por midis këtyre personave, shkalla e rënies njohëse ishte më e ngadaltë tek ata që ecnin më shumë dhe akumulimi i tau përparoi më vonë.
Edhe pse në përgjithësi për një stil jetese me të shëndetshëm rekomandohen 10 mijë hapa në ditë, studimi zbulon se rënia njohëse u vonua me një mesatare prej 3 vjetësh për ata që kryenin 3 000 deri në 5 000 hapa në ditë dhe me 7 vjet për ata që kryenin 5 000 deri në 7 000 hapa.
Një nga bashkautoret e hulumtimit, Wai-Ying Wendy Yau deklaroi se rezultatet janë inkurajuese, duke treguar se edhe një sasi e vogël ushtrimesh ofron përfitime.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Medicine”





