Pas ndalimit të fesë në vitin 1967 çdo shenjë apo celebrim fetar ishte e ndaluar, por më 4 nëntor 1990, në varrezat katolike të Rrmajit, ndodhi diçka që do të shënonte kthesën e madhe drejt lirisë shpirtërore të shqiptarëve.

Don Simon Jubani kremtoi një meshë të shkurtër në varrezat katolike, për një grup të vogël njerëzish që ndodheshin aty për të kujtuar të afërmit e ndjerë.

Vetëm një javë më pas, më 11 nëntor 1990, u mbajt mesha e parë publike, që mblodhi qindra qytetarë dhe shënoi fundin e heshtjes fetare në vend.