Libri i shkrimtarit Javier Cercas, ka ardhur në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut, duke sjellë për lexuesin shqiptar një rrëfim që ndërthur historinë, politikën dhe analizën e vetvetes.
“Anatomia e një çasti” është një libër që analizon grushtin e dështuar të shtetit të 23 shkurtit 1981, në Spanjë. Ai fokusohet në momentin vendimtar në të cilin nënkoloneli Antonio Tejero sulmoi Kongresin, por nga kjo ngjarje e tutje, ai eksploron sfondin dhe pasojat e ngjarjeve. Cercas rikthen në vëmendje një moment kyç në tranzicionin demokratik të vendit, duke e kthyer atë në një metaforë universale për guximin, pushtetin dhe përgjegjësinë.





