- Një artiste tortash në Britaninë e Madhe i ka emocionuar fansat e Michael Jackson gjatë Halloween-it, pasi shfaqi veprën e saj të ngrënshme 1,80 metra të lartë.
Emma Jayne Morris, 55 vjeç, nga Uellsi i Jugut iu deshën gjashtë javë për të krijuar veprën e ndërlikuar, ku shfaqet veshja e Mbretit të Pop-it nga hiti i frikshëm i vitit 1983, “Thriller” – duke filluar nga kaçurrelat deri te këpucët e tij.
“Cake International”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave (NEC) në Birmingham, ekspozon tortat më të mëdha dhe më të mira – në botën e ëmbëlsirave.
Nëna e tre fëmijëve, Emma Jayne, e cila më herët ka krijuar torta në madhësi reale me figurën e Mbretit Charles III në vitin 2023, viti i kurorëzimit të tij – dhe të Mbretëreshës Elizabeth I në vitin 2024 – vendosi te rikrijonte pamjen e famshme të yllit të Pop-it në videoklipin “Thriller” në hapjen e ekspozitës së tortave për “Halloween”.
Vepra gjigante bëri udhëtimin treorësh nga studioja e saj në Aberdare, në Birmingham për në ekspozitën e tortave “Cake International” dhe Emma Jayne krijoi gjithashtu gurë varresh për t’i shfaqur në stendën e saj përkrah tortës me figurën e Michael Jackson dhe për të krijuar një atmosferë të çuditshme.





