Parkimi publik në Durrës është drejt finalizimit dhe shumë shpejt do të jetë gati për qytetarët dhe vizitorët.Parkimi publik do të ketë rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore, theksoi kreu i qeverisë.

Parkimi publik pranë Stacionit të Trenit është me 6 nivele. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe rreth 15 mijë metra2, në dispozicion për rreth 400 mjete dhe evente të ndryshme me një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm.

E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë.