Që nga viti 1993, në Danimarkë, lënda mësimore ”Empatia” (”Ndjeshmëria”) është një pjesë e detyrueshme e kurrikulës shkollore, një herë në javë për çdo nxënës nga mosha 6-16 vjeç, sipas reporteri.net.
Ajo nuk është një lëndë shtesë apo lëndë opsionale, por është në të njëjtin nivel me matematikën dhe shkencën.
Ndjeshmëria nuk shihet thjesht si një tipar i lindur, por edhe si një aftësi që mund të mësohet.
Neuroshkencëtarët tani e dinë se empatia ndryshon trurin.
Praktikimi i saj forcon korteksin medial prefrontal, zonën përgjegjëse për marrjen e perspektivës dhe rregullimin emocional.
Fëmijët, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, “lidhin” trurin e tyre për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur të tjerëve.
Pothuajse 60% e detyrave shkollore në Danimarkë bëhen në grupe.
Me kalimin e viteve, bashkëpunimi nuk është më një aktivitet i izoluar, ai bëhet instinkt.
Dhe kur konkurrenca nuk është primare, fëmijët i shohin bashkëmoshatarët si aleatë, jo si kërcënime.
Rezultatet janë të matshme, pasi vetëm 6,3% e nxënësve danezë përjetojnë ngacmime të rregullta në shkollë, një nga përqindjet më të ulëta në Evropë.
Studimet afatgjata tregojnë se fëmijët që mësojnë empatinë që në moshë të vogël kanë më shumë gjasa të diplomohen, të gjejnë punë me kohë të plotë dhe të kenë marrëdhënie më të mira kur të rriten.
Ne duhet të japim shembuj të empatisë në marrëdhëniet tona, sepse fëmijët imitojnë më shumë atë që shohin sesa atë që u thuhet.
Në Danimarkë, fëmijët nuk rriten me idenë për të qenë më të mirët në një vend, ata rriten për ta bërë vendin më të mirë





