Trendi në rënie i njerëzve që kërkojnë azil në Gjermani ka vazhduar, me 97 277 aplikime gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, krahasuar me 199 947 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Kthesa jonë e migracionit po funksionon. Ne e kemi ulur ndjeshëm faktorin tërheqës dhe efektin magnetik të Gjermanisë”, tha sot ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt për tabloidin me qarkullim masiv ‘’Bild’’.

Një zëdhënës i ministrit vuri në dukje rritjen e kontrolleve kufitare.

‘’Rreth 18 600 njerëzve u është refuzuar hyrja ose janë kthyer mbrapsht në kufijtë gjermanë që nga maji’’, tha ai.

Me marrjen e detyrës në maj, Dobrindt dha udhëzime që azilkërkuesit duhet të refuzohen në kufi.

Masat e marra nga vendet e Ballkanit mund të kenë luajtur gjithashtu një rol në shifrat e reduktuara.

Një faktor tjetër është situata e ndryshuar në Siri, më parë burimi i shumë azilkërkuesve, ku regjimi i Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor