Rritje 15,5% e aplikimeve online për shpërblimet e lindjes dhe grantet për fëmijë

0
2

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–shtator 2025 janë kryer 79,808 aplikime, duke shënuar një rritje prej 15,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u regjistruan 69.096 aplikime.

Ky shërbim ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për bizneset, duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke reduktuar nevojën për vizita fizike në institucionet përkatëse.

Shërbimi elektronik lejon aplikim në çdo kohë, dhe pas përpunimit, punonjësit përfitojnë shpërblimin për lindje të fëmijës dhe grantin për fëmijë të lindur, duke siguruar mbështetje financiare për familjet e tyre.

Për të përdorur shërbimin, bizneset mund të aksesojnë platformën “e-Albania” dhe të plotësojnë kërkesën online në mënyrë të sigurt dhe transparente në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Shifrat tregojnë për një trend në rritje të përdorimit të shërbimeve digjitale nga bizneset dhe konfirmon orientimin e administratës drejt digjitalizimit të procedurave për qytetarët dhe punonjësit.