DPA thotë se, ky është një hap i rëndësishëm për t’i sjellë arkivat më pranë qytetarëve, studiuesve dhe studentëve, duke u mundësuar akses të drejtpërdrejtë në fondet e ruajtura të Drejtorisë së Përgjithshme, si të ishin të pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë.
Çdo qytetar, i cili kërkon të dhëna biografike, materiale studimore apo dokumente me vlerë historike, tashmë mund t’i konsultojë ato në këtë kënd të posaçëm, pa qenë nevoja të udhëtojë drejt kryeqytetit.
Falë Këndeve Arkivore të hapura në dhjetëra qytete brenda dhe jashtë Shqipërisë si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe pranë arbëreshëve në Kalabri, bashkatdhetarët mund të hulumtojnë dokumentet arkivore me të njëjtën procedurë dhe lehtësi, kudo ku frymon shqiptaria.





