Shkollës i janë shtuar mjedise të reja, duke shmangur mësimin me dy turne, ndërkohë që është pajisur me një sistem bashkëkohor të eficiencës së energjisë, terrene sportive e klasa të reja, si dhe nga janari do të kompletohet me laboratorë smart.

Më tej, gjatë inspektimit, ministrja Kumbaro veçoi punën që duhet bërë me programet jashtëkurrikulare, në mënyrë që programe si ai “Art dhe Zeje” të kenë po të njëjtin sukses si ai i ekipeve sportive.

“Këto janë projekte të qeverisë së bashku me njësitë e qeverisjes vendore në shërbim të infrastrukturës arsimore si për infrastrukturën e rëndë që janë godinat, ashtu dhe për infrastrukturën e lehtë që janë laboratorët, smartlabet dhe pajisjet për arte e zeje. Dhe do të futemi në një moment që do të bëjmë një analizë të përgjithshme të gjithë programeve ekstrakurrikulare: ku kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si duhet të përmirësohemi që suksesin që kemi pasur me ekipet sportive ta kemi dhe me ‘Art e zezje’. Kjo është pjesë e detyrës sonë, e trupës pedagogjike, e mësuesve”, tha ministrja Kumbaro.