Kjo vepër është një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturën ujitëse në vend, duke siguruar furnizimin me ujë vaditës për rreth 9,000 hektarë tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Gjatë inspektimit, ministri Salla vlerësoi ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e përfundimit të projektit, për të garantuar përdorim më efikas të burimeve ujore dhe mbështetje të qëndrueshme për fermerët e zonës.
“Rehabilitimi i kësaj vepre ujitëse është një hap konkret drejt rritjes së produktivitetit në fushat bujqësore të kësaj zone me potencial të lartë”, u shpreh ministri Salla





