Ky vishte edicioni i dytë i këtij festivali tradicional, që mblodhi së bashku grupe valltarësh nga Janina, Igumenica, Korfuzi, Gjirokastra dhe Saranda, të cilët sollën në skenë valle popullore, duke përcjellë me pasion trashëgiminë kulturore të rajonit.

Aktiviteti kulturor u zhvillua në shëtitoren e Sarandës, ku performuan edhe grupe artistike të fëmijëve nga minoriteti grek në Shqipëri, grupi i fëmijëve të shkollës së Dërmishit, grupi folklorik i të rinjve të Sarandës, grupi folklorik i Libohovës, dhe grupi i Derviçanit.

Fëmijët, me kostumet e tyre shumëngjyrëshe dhe lëvizjet e sinkronizuara, krijuan një atmosferë festive që emocionoi publikun.

Kostumet e shumta popullore, larmia e ngjyrave që mbartën fëmijët, dhanë mesazhin e bashkëpunimit me të rinjtë brenda dhe jashtë vendit dhe se arti dhe kultura nuk njohin kufij.