Sipas MeteoAlb:  Një stuhi e fuqishme do të përfshijë rajonin e Ballknait; duke sjellë edhe në vendin tone; vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat Veriore – Veriperëndimore; herë pas-here priten edhe mini-stuhi ere; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të zhvendosin reshjet drejt zonave Lindore duke përmirësuar dukshëm motin në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit; Gjatë nates pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat e mëngjesit POR ulen në mesditë duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.