Pronari aktual i vilës në qytetin bregdetar të Rixhonës ka vendosur ta nxjerrë në shitje, ndërsa ofertat duhet të paraqiten deri më 22 dhjetor.

Këshilli bashkiak i Rixhonës ka shprehur tashmë interes për ta blerë vilën, e njohur si “Villa Mussolini”. Bashkia e kishte përdorur ndër vite këtë pronë falas, me leje nga pronarët e mëparshëm, por tani synon ta blejë përfundimisht dhe të kryejë restaurime në ndërtesë.

Aktualisht, vila shërben si hapësirë për aktivitete kulturore dhe ekspozita. Ajo është ndërtuar rreth vitit 1890 dhe përfaqëson stilin tipik të shtëpive të pushimit në bregdetin e Adriatikut.

Pronësia e saj ka ndryshuar disa herë, deri në vitin 1934, kur Rakele, bashkëshortja e Musolinit, e bleu dhe e shndërroi në rezidencë verore të familjes.

Pas ekzekutimit të Musolinit nga partizanët italianë në vitin 1945 dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vila kaloi në pronësi të shtetit.

Ndër vite, emri i pronës ka qenë objekt debatesh dhe polemikash. Pavarësisht kritikave, bashkia e Rixhonës vendosi të ruajë emrin historik “Villa Mussolini”