Në terma gjashtëmujorë, punësimi është rritur si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror. Megjithatë, rritja vjetore mbetet e përqendruar te bizneset private, që sipas ekspertëve, pasqyron një gjallërim të tregut të punës, veçanërisht në sektorët prodhues dhe të shërbimeve.

Të dhënat e vrojtimit tregojnë se totali i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi apo vetëpunësimi është rritur me 3,9% në terma gjashtëmujorë dhe me 2,4% krahasuar me një vit më parë.

Në analizën e drejtpërdrejtë të të punësuarve, është regjistruar një rritje me 1,5% në gjashtë muajt e fundit dhe me 0,9% në terma vjetorë dhe rritja në gjashtëmujor është udhëhequr nga sektori shtetëror (+5,1%) dhe sektori privat (+2,6%).

Nga ana tjetër, numri i të vetëpunësuarve ka pësuar rënie në të dy periudhat krahasuese, duke reflektuar një zhvendosje të qëndrueshme drejt formave të punësimit të rregullt.

Të dhënat evidentojnë përmirësim edhe në tregues të tjerë:

Të ardhurat familjare janë rritur, ndërsa ritmi i rritjes së shpenzimeve është ngadalësuar, duke treguar një kujdes më të madh në menaxhimin financiar.