Ky rezultat reflekton një përmirësim të përgjithshëm të performancës ekonomike dhe administrimit fiskal në vend. Rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin lidhet kryesisht me përmirësimin e fitimit të kompanive, si pasojë e rritjes së konsumit të brendshëm dhe zgjerimit të aktivitetit në sektorë kyç të ekonomisë si ndërtimi, turizmi dhe shërbimet.
Gjithashtu, kontribuoi edhe reduktimi i evazionit fiskal dhe përfshirja më e madhe e bizneseve në sistemin formal.
Për vitin 2025, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin koorporativ programohen të arrijnë në rreth 60,3 miliardë lekë.
Në fokus për vitin 2025 është forcimi i kontrollit të deklaratave tatimore bazuar në analizën e rrezikut, si dhe krijimi i sistemeve që synojnë të dekurajojnë ose bllokojnë shmangiet tatimore





