Shqipëria, një vend histori të pasur, peizazhe mahnitëse dhe kulturë të gjallë, ka qenë prej kohësh një perlë e fshehur në Evropë, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW).

Ndërsa Shqipëria feston 67-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO më 16 tetor 1958, ajo hedh dritë mbi Vendet e saj të njohura të Trashëgimisë Botërore, të cilat tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.

Këto vende, të pasura me trashëgimi të prekshme dhe të paprekshme, u ofrojnë vizitorëve një mundësi unike për të eksploruar historinë, arkitekturën dhe bukurinë natyrore të larmishme të Shqipërisë.

Nga qytetet e lashta te liqenet e pastra, vendet e UNESCO-s të Shqipërisë janë më shumë sesa thjesht atraksione turistike, ato janë thesare të gjalla që shfaqin trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të vendit.