Nisma për shtrirjen e lëvizjes sportive në shkolla po shoqërohet po ashtu me investime për garantimin e infrastrukturës së nevojshme sportive në institucionet arsimore.

Investimet në infrastrukturën arsimore përfshijnë ndërtimin e palestrave dhe ambienteve të reja sportive në shkolla, ndërkohë që lëvizja sportive në shkolla po përfshin gjithnjë e më shumë nxënës.

Shtimi i terreneve sportive u garanton nxënësve mundësinë për t’u ushtruar më tepër në disiplinat sportive.

Programi “Ekipet sportive në shkolla” i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare, duke  rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në program.

Ndërkohë, çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.