Tre ekzemplarë mushkonjash zbulohen në atë që më parë ishte një nga vendet e pakta në botë pa insekte, shkruan The Guardian.
Pervec Antarktidës, deri këtë muaj Islanda ishte një nga vendet e pakta në botë që nuk kishte një popullsi mushkonjash.
Shkencëtarët kanë parashikuar për njëfarë kohe se mushkonjat mund të vendosen në Islandë, pasi ka habitate të shumta shumimi, si këneta dhe pellgje.
Megjithatë, mendohej se shumë specie nuk do të ishin në gjendje t’i mbijetonin klimës së ashpër.
Por klima e Islandës po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e hemisferës veriore. Akullnajat janë shembur dhe peshq nga klimat më të ngrohta jugore, si skumbri, janë gjetur në ujërat e vendit.
Ndërsa planeti ngrohet, më shumë specie mushkonjash janë gjetur në të gjithë globin.
Në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit u gjetën vezë të mushkonjës egjiptiane (Aedes aegypti), dhe mushkonja tigër aziatike (Aedes albopictus) është zbuluar në Kent. Këto janë specie pushtuese që mund të përhapin sëmundje tropikale.
Matthías Alfreðsson, një entomolog në Institutin e Shkencave Natyrore të Islandës, konfirmoi identifikimin e insekteve.
Specia e zbuluar është rezistente ndaj të ftohtit dhe mund të mbijetojë në kushtet islandeze duke u strehuar gjatë dimrit në bodrume dhe hambare.





