Me aromën e saj karakteristike dhe shijen unike, gështenja mbetet simbol i bujarisë dhe mikpritjes së Tropojës.Ekosistemi i gështenjave të Tropojës është më i madhi në Ballkan. Ai përbëhet nga një kultivar me vlera të larta bio-gjenetike dhe përveç ndikimit në ekonominë lokale të zonës, masivi i Gështenjave të Tropojës është edhe një atraksion për turistët e natyrës.





