Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas – here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu KU më të dukshme shirat do të jenë në  skajet Veri – Jug të territorit; Parashikohet që situata e motit të përmirësohet dukshëm gjatë orëve të mbrëmjes; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante gjatë mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht; Juglindor;  për pasojë në brigjet detare  do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.