Pallati i sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit, do të transformohet në një godinë spektakolare që do të ndërthurë sportin, jetën komunitare dhe jetën urbane.

Projekti fitues u shpall nga një juri ndërkombëtare ndërsa sjell një vizion bashkëkohor, ku ndërthuren sporti, komuniteti dhe jeta urbane.

Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e tri godinave për strehim dhe një hoteli sportiv si dhe ka hapësira të shumta për këmbësorët dhe një ndërthurje të harmonizuar me ambientin përreth.

Projekti fitues u vlerësua për qasjen inovative arkitekturore dhe integrimin e hapësirave të gjelbra dhe komunitare në zemër të Tiranës.