Territori i Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë rajonin e Kosovës duke sjellë reshje pas-mesnatës në të gjithë territorin e saj; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.