Sipas MeteoAlb:  Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta POR vranësira më të dendura priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore;  Parashikohet që pasditja; të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit POR shirat do të nisin në mbrëmje vonë në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht gjatë natës do të shtrihen në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale EDHE ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.