MSHMS bëri të ditur se në javën e parë të tetorit, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë kryer 779 mamografi falas në rang vendi, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik dhe Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Shërbimi i kryerjes së mamografisë ofrohet falas gjatë gjithë vitit në 16 poliklinika dhe spitalet në të gjithë vendin, si dhe në 2 njësitë e lëvizshme të mamografisë.