Dritëro Agolli (1931–2017), figurë e shquar e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Ai ishte poet, prozator, publicist dhe politikan, i cili përmes veprave të tij solli një frymë të re në letërsinë shqipe, duke prekur me ndjeshmëri jetën e përditshme, tokën, fshatarin dhe shpirtin e popullit.
Për vite me radhë Dritëroi qëndroi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, post të cilin e mori në vitin 1973, duke patur ndikimin të fuqishëm në zhvillimin kulturor e artistik të vendit. Ai gjithashtu punoi edhe si gazetar në të përditshmen “Zëri i Popullit”.
Dritëroi shkroi poezi, poema, tregime, novela, romane, drame dhe skenarë filmash. Vepra e tij poetike më e shquar, është “Nënë Shqipëri” ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në prozë, bëri emër sidomos me romanin “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak”, kushtuar bashkëshortes Sadije.
Kolosi i letërsisë shqiptare vdiq në moshën 85-vjeçare, më 3 shkurt 2017.





