Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore NDERSA vranësira më të dendura priten në zonat malore; Parashikohet që pasditja; të sjellë shtim të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke gjeneruar momente me pika shiu; Ndersa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.